TAKIM ME SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN E NJOHUR, AMIK KASORUHO.

MË DATËN 27 PRILL 2012, NË DITËN E PËRKTHYESVE TË RINJ, MES STUDENTËVE DHE PEDAGOGËVE TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË  ISHTE SHKRIMTARI DHE PËRKTHYESI I NJOHUR, AMIK KASORUHO.

FJALËN E HAPJES NË KËTË VEPRIMTARI E MBAJTI DEKANI I FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, PROF. DR. ALI JASHARI.

PASTAJ REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, PROF. AS. DR. GJERGJI MERO,  NDEROI Z. AMIK KASORUHO ME EMBLEMËN E UNIVERSITETIT DHE ME CERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES ME KËTË MOTIVACION:

“PERSONALITET I MADH I KULTURËS SHQIPTARE, SHKRIMTAR DHE PËRKTHYES I SHQUAR, QË KA SJELLË NË SHQIP VEPRA TË NJOHURA TË LETËRSISË BOTËRORE NË SHËRBIM TË GJENERATAVE TË REJA”.

PËR JETËN DHE VEPRËN E Z.AMIK KASORUHO FOLI PROF. AS. DR. ALEKSANDRA PILURI.

VEPRIMTARIA VAZHDOI ME TEJ ME PARAQITJEN E PËRKTHIMEVE TË STUDENTËVE TË GJUHËVE TË HUAJA. NË KËTË TAKIM Z. AMIK KASORUHO FOLI PËR PËRKTHIMET E TIJ, PËR MJESHTËRINË E PËRKTHIMIT ETJ., DHE DHA MJAFT KËSHILLA TË VLEFSHME PËR PËRKTHYESIT E RINJ, SIDOMOS PËR NJOHJEN E THELLË TË GJUHËS AMTARE. NGA STUDENTËT DHE PEDAGOGËT U BËNË MJAFT PYETJE, TË CILAVE Z.AMIK KASORUHO IU PËRGJIGJ DUKE SHTJELLUAR ÇËSHTJE TË TJERA TË TEORISË DHE PRAKTIKËS SË PËRKTHIMIT, SI DHE DUKE VLERËSUAR PUNËN E MADHE QË BËHET ME STUDENTËT NË FUSHËN E PËRKTHIMIT.