VEPRIMTARI LETRARE PËR LIBRIN “PLAKU MIDIS” TË SHKRIMTARIT ANDON ANDONI

MË 21 QERSHOR 2012, NË BIBLIOTEKËN “KONGRESI I MANASTIRIT”, FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË, ORGANIZOI NJË VEPRIMTARI LETRARE PËR LIBRIN “PLAKU MIDIS” TË SHKRIMTARIT ANDON ANDONI.

NË KËTË VEPRIMTARI MERRNIM PJESË STUDENTË, PEDAGOGË, SHKRIMTARË DHE MIQ TË AUTORIT.

TAKIMIN E HAPI DEKANI I FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, PROF. DR. ALI JASHARI, I CILI VLERËSOI PUNËN KRIJUESE TË SHKRIMTARIT ANDON ANDONI QË KA QENË ISH-NXËNËS I TIJ NË SHKOLLËN E MESME TË MIRASIT, DEVOLL.

PËR ROMANIN “PLAKU MIDIS”  SOLLËN VLERËSIME INTERESANTE PEDAGOGËT ILIR SHYTA, NELI NAÇO, ANILA SARAÇI, RAHIM OMBASHI ETJ.

REKTORI I UNIVERSITETIT, PROF. GJERGJI MERO, DUKE PËRSHËNDETUR NË KËTË VEPRIMTARI, FOLI PËR NDIHMESAT E ANDON ANDONIT NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS DHE TË ARSIMIT NË SHQIPËRI, SI DREJTUES I REVISTËS “MËSUESI”.

AUTORI I ROMANIT SHPREHU KËNAQËSINË E TIJ SI MIK I UNIVERSITETIT TË KORÇËS DHE FOLI PËR PLANET E ARDHSHME KRIJUESE.