CHEVENING - Jane hapur thirrjet per aplikim te sezonit 2017/2018

Të nderuar studentë janë hapur thirrjet për aplikim të sezonit 2017/2018 të programit të bursave "Chevening", i cili është një program prestigjioz bursash që i mundeson studentëve shqiptarë të ndjekin studimet master në çdo universitet të Mbreterisë së Bashkuar. Bursa mbulon tarifat e shkollimit, shpenzimet e jetesës, financon udhëtimin Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar (vajtje-ardhje) si edhe një kuotë për përgatitjen e dizertacionit të diplomës. Për më shumë informacion mbi programin, dokumentat dhe mënyrën e aplikimit referojuni linkut të mëposhtem. Thirrja është çelur në datë 8 Gusht 2016 dhe mbyllet në datën 8 Nëntor 2016. Për konsultime drejtohuni tek Qendra e Karrierës Studentore, Adresa: Universiteti "Fan S. Noli" , Fakulteti i Ekonomisë, kati i 5-të. Nxitoni!http://www.chevening.org/apply