NË BAZË TË RREGULLORES SË ORGANIZIMIT DHE VEPRIMTARISË MËSIMORE, KËRKIMORE SHKENCORE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KORҪË
 
Neni 114
 
Ndërprerja dhe rifillimi i studimeve
 
Studenti mund t’i ndërpresë studimet pasi të ketë njoftuar paraprakisht për këtë ndërprerje dekanin e fakultetit përkatës. Ai mund t’i rifillojë studimet para apo pas konsumimit të lejës, në fillim të çdo semestri apo në të njëjtën datë pas së cilës ai është larguar. Në çdo rast duhet të ketë përmbushur të gjitha detyrimet që përmban rregullorja mësimore e programit të studimit që ai vazhdon.