VEPRIMTARI

"KUSH E GJEN"- VEPRIMTARI ARGETUESE ME STUDENTË DHE PEDAGOGË

Në datën 10 prill 2018, Këshilli i Studentëve të Universitetit "Fan S. Noli”,  zhvilloi konkursin "Kush e Gjen", një veprimtari argëtuese me pedagogë dhe studentë të këtij Universiteti.  Nëpërmjet pyetjeve dhe lojërave të organizuara, në konkurs u krijua një atmosferë nxitëse për shfaqjen e njohurive të gjithsecilit, në fusha të ndryshme, ku u ndanë edhe çmime për fituesit. Veprimtari të tilla synojnë të gjallërojnë jetën studentore në UNIKO.

   

“SONDAZHI KOMBETAR I STUDENTËVE 2017-2018”- TAKIM INFORMUES NGA  AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

Në datën 30 mars 2018, përfaqësues të Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, morën pjesë në takimin informues që Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) organizoi për zhvillimin e “Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2017-2018”. Në këtë takim u fol për rëndësinë që ka pyetësoi  i studentëve, për vlerësimin e standardeve të cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programeve të studimit që ato ofrojnë. Studentja Sara Metanj, Kryetare e Këshillit Studentor të UNIKO,  do të përfaqësojë Universitetin në këtë proces.

STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, GJATË VIZITËS NË KOSOVË U TAKUAN EDHE ME ZËVENDËSKRYEMINISTRIN FATMIR LIMAJ

Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” zhvilluan një vizitë dy ditore në Kosovë. Ndalesa e parë ishte qyteti karakteristik i Prizrenit, ku vizituan Shtëpinë e Flamurit dhe u njohën me historinë e tij.  Në Prishtinë studentët vizituan Kolegjin UBT si dhe Universitetin e Prishtinës, ku zhvilluan një takim edhe me Zëvendëskryeministrin Z. Fatmir Limaj, i cili shprehu gatishmërinë të forcojë bashkëpunimin midis të rinjve të të dy vendeve. Në takim u diskutua edhe për projektet e përbashkëta të studentëve në Shqipëri e Kosovë.

Studenti Dejvi Hoxha tha se mbetën të kënaqur nga vizita në Kosovë. Pritja ishte shumë e ngrohtë dhe me bashkëmoshatarët shkëmbyen ide, mendime e përvoja interesante nga jeta e tyre studentore.  

   

STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN |S. NOLI” PRANË VOGËLUSHËVE TË SHTËPISË SË FOSHNJËS "LULET E VOGLA" NË QYTETIN E KORÇËS.

Studentët e universitetit “Fan S. Noli” në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Raqi Qirinxhi”, me rastin e festave të fundvitit kanë qenë pranë vogëlushëve të shtëpisë së foshnjës "Lulet e vogla" në qytetin e Korçës. Me të ardhurat që siguruan nga shitja e biletave të një shfaqjeje me karakter humanitar, studentët blenë dhurata për fëmijët jetimë të kësaj shtëpie si dhe organizuan një festë modestë për ta. Është e disata herë që studentët e universitetit të Korçës zhvillojnë veprimtari të tilla bamirësie duke qenë sadopak pranë njerëzvë në nevojë.

  


Të dhurosh gjak për njerzit në nevojë

Në datën 1 Qershor 2017, Këshilli Studentor iu bashkua nismës së Kryqit të Kuq, dega Korçë, në  fushatën sensibilizuese për  dhurimin e gjakut. Me pjesëmarrjen e tyre studentët përcollën mesazhin se të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë.

 

 


Balloja e Parë në Universitetin " Fan S. Noli"

Në datë 26 Maj 2017 Këshilli i Studentëve organizoi veprimtarinë festive të titulluar “Balloja e parë”, e cila ishte një risi për studentët e këtij Universiteti. Qëllimi kryesor i kësaj feste ishte të gjallëronte jetën studentore, si dhe të mbetet një kujtim i bukur për gjithsecilin. Në këtë ballo ishin të pranishëm studentë dhe pedagogë.

  


NË MBËSHTETJE TË FËMIJËVË JETIMË

Në kuadër të 20 majit, Ditës Ndërkombëtare të Jetimëve, Këshilli i studentëve të Universitetit “Fan S.Noli”, ndërmori nismën për mbledhjen e ndihmave për Shtëpinë e Foshnjës “ Lulet e Vogla” në qytetin e Korçës.

Tashmë është viti i 5-të që studentët e UNIKO organizjnë këtë nismë bamirësie për fëmijët jetimë në qytetin tonë me mbështetjen e pedagogeve, institucioneve, si dhe bizneseve të ndryshme. Këtë herë, me të ardhurat e grumbulluara, u blenë dy krevate për vogëlushët si dhe u mundësua shtrimi me parket i dhomës së tyre.

   


PROMOVIMI I REVISTËS “FILOZOFIKJA”

Në datë 17 Maj 2017, Këshilli i studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore dhe Filozofike  “AKROPOLI I RI”, promovoi revistën "Filozofikja"  në mjediset e  Fakulteti të Shkencave Natyore dhe Humane. Kjo revistë  trajton tema psikologjike dhe filozofike, të cilat synojnë të pajisin studentët me njohuri të reja.

Takimi vijoi me prezantimin e disa prej artikujve kryesorë të kësaj reviste.

 


 

“ TË PRAKTIKOJME SË BASHKU ANGLISHTEN” ËSHTË TITULLUAR VEPRIMTARIA E E ORGANIZUAR NGA KËSHILLI I STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” TË KORÇËS

“ Let’s practice English together” - “ Te praktikojme së bashku Anglishten” ishte titulluar veprimtaria e organizuar datat 19-20 Prill 2017 në Universitetin “Fan. S Noli” të Korçës nga Këshilli i Studentëve të këtij Universiteti me mbështetjen e Qendrës së Karrierës dhe Alumni. Kjo veprimtari u zhvillua në fakultetein e Shkencave Natyrore dhe Humane dhe tek Fakulteti i Edukimit e Filologjise, ku morën pjesë studentët e të katërt fakulteteve të këtij universiteti. Përshëndetën veprimtarinë Rektori i Universitetit Prof. dr. Ali Jashari si edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane Prof. dr. Gjergji Pendavinji. Qëllimi i veprimtarisë ishte të promovonte gjuhën angleze dhe t`i motivonte studentët për mësimin e kësaj gjuhe me rëndësi globale. Studentë , pedagogë si edhe disa miq të huaj që jetojnë në Korçë sollën përvojën e tyre personale në mësimin e gjuhëvë të huaja.

    

 


2 Prill - Dita Botërore e Autizmit.
Në Ditën Botërore të Autizmit, qendra KIDC në bashkëpunim me studentë të Degës Administrim dhe Politika Sociale ( Sara Metanj, Hansi Kapllani Paola Givanović Florian Maloku Fjoralda Liçenji Joel JM ) dhe profesore Maria Dojçe , Iniciuar nga profesore Ciljeta Olli Simaku kanë zhvilluar aktivitetin ndërgjegjësues mbi temën e autizmit tek Fakulteti i 
Shkencave Natyrore dhe Humane. 
Në këtë mënyrë , ata kanë bërë zërin e heshtur të autizmit të dëgjohet dhe të japin jo vetëm një informacion por edhe një inkurajim. Në aktivitet kanë qënë të pranishëm pedagogë,studentë , gjithashtu dhe Nënkryetarja e Bashkisë Korcë nga të cilët u shpreh mirënjohja dhe vlerësimi i tyre.

  

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com