KRITERI I NOTËS MESATARE PËR PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, PROGRAMET E INTEGRUARA TË CIKLIT TË DYTË SI DHE TRANSFERIMIN E STUDIMEVE NË VITET E NDËRMJETME PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021

Mbështetur në VKM-në nr 436, datë 3.6.2020, kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në Universitetin “Fan S. Noli”, për vitin akademik 2020-2021:

  • Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, kandidatët, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë minimalisht me notë mesatare 6.5 (gjashtë pikë pesë):

  • Në programet e studimit të gjuhëve të huaja, minimalisht me notë mesatare 7 (shtatë):

  • Në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, të cilat japin akses në programet e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë, minimalisht me notë mesatare 7.5 (shtatë pikë pesë)

  • Përjashtohen nga detyrimi i plotësimit të kriterit të notës mesatare kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve në fushën e artit dhe të sportit.

  • Në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016–2017 dhe në vijim.
  • Përjashtohen nga detyrimi i plotësimit të kriterit të notës mesatare kandidatët me origjinë shqiptare nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

  VITI AKADEMIK 2018-2019

  VITI AKADEMIK 2019-2020

  VITI AKADEMIK 2020-2021
 


 VKM PËR PËRCAKTIMIN E KRITERIT TË NOTËS MESATARE PËR VITET AKADEMIKE 2020-2021 DHE 2021-2022