FREKUENTIMI NË VEPRIMTARITË E NDRYSHME FORMUESE

Bazuar në Rregulloren e organizimit dhe veprimtarisë mësimore, kërkimore shkencore të universitetit “Fan S. Noli” :
 

Frekuentimi- Neni 93 

1. Frekuentimi i leksioneve: Në përputhje me veçoritë e lëndës, çdo pedagog, me miratim të Përgjegjësit të departamentit, mund të parashikojë në syllabusin përkatës peshën specifike të frekuentimit të leksioneve në vlerësimin përfundimtar me notë të studentit.

2. Frekuentimi i seminareve: Si rregull është i detyrueshëm deri në masën 75%. Në përputhje meveçoritë e lëndës, çdo pedagog, me miratim të Përgjegjësit të departamentit, duhet të parashikojë në syllabusin përkatës peshën specifike të frekuentimit të seminareve në vlerësimin përfundimtar me notë të studentit. 3. Frekuentimi i punëve laboratorike dhe mësimit praktik: Është idetyrueshëm në masën 100%, në të kundërt studenti nuk hyn në provimin e lëndës. 4. Projektet e kursit: Janë të detyrueshme të shlyhen në masën 100%, në të kundërt studenti nuk hynnë provimin e lëndës
 

Organizimi i provimeve- Neni 96

1.Në përfundim të procesit mësimor (në orët e fundit të mësimit), çdo pedagog që është përgjegjës lënde duhet t’u komunikojë studentëve në auditor: · fitimin ose jo të së drejtës për t’u futur në provimin e lëndës (modulit) përkatëse; · rezultatin e vlerësimit të vazhdueshëm në seminare, laboratore, tema e detyra kursi apo në forma të tjera të kontrollit të ushtruar gjatë semestrit, të specifikuara në syllabusin e hartuar nga pedagogu. Dy ditë para provimit vendos online këto rezultate dhe printon listën emërore të studentëve të regjistruar. Rezultati i vlerësimit të vazhdueshëm merret parasysh në të gjitha sezonet e provimeve.
 

Organizimi i provimit- Neni 100

1. Provimet dhe riprovimet në të gjitha ciklet e studimeve zhvillohen sipas afateve të caktuara në strukturën e vitit akademik. Provimet dhe riprovimet zhvillohen në 5 sezone: sezoni i dimrit (shkurt, mars); sezoni i verës (qershor, korrik); sezoni i vjeshtës (shtator), sezoni plotësuesdhe sezoni para provimit të diplomës me tre provime.

4. Studenti nuk lejohet të hyjë për të dytën herë në provimin e një lëndë (moduli), brenda të njëjtit sezon. Ai në sezonin e vjeshtës mund të shlyejë në total 14 provime, por jo më shumë se 2 (dy) provime në një ditë. Në sezonin plotësues studenti mund të shlyejë deri në 6 provime por jo më shumë se dy në ditë.

Riprovimet dhe mbartja e provimeve- Neni 106

1. Studenti, i vlerësuar mbetës në dy sezonet e rregullta të provimeve (të dimrit dhe të verës), ka të drejtë të përdorë të gjitha datat e shpallura nga njësia kryesore në sezonin e vjeshtës.

2. Për të kaluar në vitin e dytë (semestri i tretë), studenti duhet të ketë përfituar minimumi 20 kredite.Për të kaluar në vitin e tretë (semestri i pestë), studenti duhet të ketë përfituar minimumi 60 kredite nga viti i parë dhe i dytë i programit të studimit.

4. Për të kaluar në semestrin e parë të vitit të dytë, studenti që ndjek studimet në ciklin e dytë, “Master Profesional” me më shumë se 60 ECTS, duhet të ketë përfituar minimumi 30 kredite. Për të kaluar në semestrin e e parë të vitit të dytë, studenti që ndjek studimet në ciklin e dytë, “Master i Shkencave”, duhet të ketë përfituar minimumi 45 kredite.

6. Studentit përsëritës i njihen të gjitha detyrimet e shlyera, por duhet të shlyejë detyrimet e reja, që lindin për shkak të ndryshimeve që mund të jenë bërë në planin mësimor të programit të studimit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com