UNIKO ZHVILLOI DISA VEPRIMTARI SPORTIVE NË “JAVËN EVROPIANE TË SPORTIT”

Në datën 29 shtator 2019, Qendra e Karrierës dhe Alumni e Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, organizoi një sërë veprimtarish sportive në kuadër të “Javës Evropiane të Sportit”. Studentë dhe gjimnazistë të qytetit të Korçës morën pjesë në vrapimin që u zhvillua në parkun “Rinia” të qytetit, si dhe në ndeshjet e volejbollit dhe të basketbollit të luajtura në Qendrën Multifunksionale Sportive. Sipas organizatorëve, veprimtari të tilla synojnë të ndërgjegjësojnë të rinjtë dhe komunitetin për një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive. Në këto takime ishin të pranishëm dhe mësues të edukimit fizik, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.