UNIKO PREZANTOI NË “PANAIRIN E PUNËS 2019” OFERTËN E TIJ AKADEMIKE 2019-2020

Në datën 17 maj 2019, Universitetit “Fan S. Noli” mori pjesë në “Panairin e punës 2019”, në të cilin ishin të pranishëm me stendën e tyre dhe biznese nga qarku i Korçës, shkollat profesionale, përfaqësues të institucioneve kryesore vendore, përfaqësues të projekteve bashkëpunuese në fushën e arsimit, formimit profesional dhe punësimit, si edhe zyrat vendore të punësimit.
UNIKO prezantoi në këtë panair ofertën e tij akademike 2019-20120 nëpërmjet fletëpalosjeve informuese për programet e studimit të secilit fakultet, duke sjellë dhe shifra konkrete për numrin e studentëve të punësuar gjatë këtij viti në profesione të ndryshme. Stendën e vizituan mjaft pjesëmarrës, të cilët gjatë takimit me përfaqësuesit e UNIKO u njohën shkurtimisht me veprimtarinë dhe arritjet e këtij Universiteti.