UNIKO NDEROI ME CERIFIKATËN E MIRËNJOHJES PROF. DR. ALEKO MINGËN, PROF. DR. HALIL SYKJEN DHE PROF. DR. ILIA NINKËN

Në datën 23 maj 2018, Departamenti i Matematikës, Informatikës dhe Fizikës, organizoi veprimtarinë “Modeli për të dashur shkencën”, gjatë së cilës u nderuan me certifikatën e mirënjohjes, prof. dr. Aleko Minga, prof. dr. Ilia Ninka dhe prof. dr. Halil Sykja. Në fjalën e tij, dekani i Fakultetit  të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, prof. dr. Gjergji Pendavinji, tha se, duke synuar kultivimin e vlerave më të mira të akademizmit në vendin tonë, është me vend që të vlerësohet edhe kontributi i tre profesorëve të nderuar, në fushën e matematikës, informatikës dhe fizikës, figura të shquara, që i japin dinjitet arsimit të lartë. Veprimtarinë e përshëndeti edhe Prefekti i Korçës, z. Dhori Spirollari si dhe Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, i cili përgëzoi Departamentin për këtë organizim. Pas prezantimit të tre materialeve filmike me pjesë nga jeta dhe karriera e tyre profesonale, tre profesorëve iu dorëzuan Certifikatat e Mirënjohjes shoqëruar me Medaljen e Argjendtë të Institucionit. Për këtë vlerësim, profesorët Minga, Ninka e Sykja, falënderuan stafin organizator, drejtuesit dhe kolegët e Universitetit të Korçës.