UNIKO MORI PJESË NË PANAIRIN E BUJQËSISË “SHQIPËRIA PUNON TOKËN”

Në datën 12 tetor 2018, UNIKO mori pjesë në edicionin e dytë të panairit të bujqësisë “Shqipëria punon tokën”, ku prezantoi ofertën e tij akademike 2018-2019, si dhe produktet kërkimore-shkencore të Fakultetit të Bujqësisë. Në stendën e UNIKO u paraqitën libra të pedagogëve, si dhe botime të Konferencave Shkencore të Fakultetit të Bujqësisë, fletëpalosje informuese për programet e studimit, si dhe prodhime të Ekonomisë Didaktike Eksperimentale. Në panair ishin të pranishëm punonjës të Universitetit, pedagogë, rektori, prof. dr. Ali Jashari, si dhe dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Gjergji Mero, i cili tha se pjesëmarrja në këtë panair tregon se edhe Fakulteti i Bujqësisë ka kontributin e tij modest në zhvillimin e bujqësisë së rajonit të Korçës. Për stendën e UNIKO treguan interes mjaft vizitorë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com