UNIKO MORI PJESË NË WORKSHOPIN ONLINE “TRASHËGIMIA KULTURORE DHE RIGJALLËRIMI I SAJ”

Në datën 20 maj 2020, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli” dhe Muzeun e Artit Mesjetar, Korçë, organizuan workshopin online me temë “Trashëgimia kulturore dhe rigjallërimi i saj” me tre sesione. Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të dr. Alma Zhilla, pedagoge e Universitetit të Korçës, me temë “Trashëgima kulturore - pasaporta jonë drejt Evropës”. Ajo vuri në dukje atraksionet turistike të rajonit të Korçës si pjesë e trashëgimisë kulturore, si dhe sfidat me të cilat po përballen, si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19. Më pas, znj. Anisa Hykaj, koordinatore për trashëgiminë dhe turizmin në IETT, foli për vizionin e institutit, objektivat e tij dhe bashkëpunimin me institucione e individë që janë pjesë e projekteve në të mirë të komunitetit.
Znj. Fjoralba Prifti, drejtore e Muzeut të Artit Mesjetar dhe znj. Enis Gjançi, specialiste arti dhe guidë e muzeut, si pjesë e panelit, prezantuan historikun e Muzeut të Artit Mesjetar, duke u ndalur në politikat dhe sfidat me të cilat ato përballen çdo ditë, veçanërisht me masat e marra në mbrojtje të vizitorit në kushtet e pandemisë.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe znj. Majlinda Laçaj, drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, prof. as. dr. Ledina Alolli, përgjegjëse e departamentit marketing-turizëm në UNIKO, pedagogë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, studentë etj. Ky workshop ndihmoi në njohjen dhe vlerësimin e trashëgimisë sonë kulturore për ruajtjen, promovimin dhe rigjallërimin e tyre.

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com