UNIKO MORI PJESË NË TAKIMIN E ZHVILLUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT “HARMONIZIMI DHE INOVACIONI NË PROGRAMET E STUDIMEVE DOKTORALE PËR SHËNDETIN E BIMËVE NË BUJQËSINË E QËNDRUESHME”

Në datat 10 dhe 11 qershor 2019, një grup pedagogësh të Fakultetit të Bujqësisë përfaqësuan UNIKO në takim e zhvilluar në Podgoricë, në kuadër të projektit "Harmonizimi dhe Inovacioni në Programet e Studimeve Doktorale (PhD) për Shëndetin e Bimëve në një Bujqësi të Qëndrueshme (HarISA)”. Projekti u organizua nga Universiteti i Malit të Zi dhe u miratua në kuadër të programit Erasmus + në fushën e përmirësimit të kapaciteteve në edukimin e lartë (ECHE) nga Agjencia Evropiane për Politikat dhe Kulturën Audiovizuale (EACEA). Ai koordinohet nga Fakulteti i Bujqësisë i Universitetit të Zagrebit me udhëheqëse PhD. Renata Bažok. Në takimin e parë kërkuesit, pedagogët dhe studentët u mblodhën dhe diskutuan status quo-në në programet e studimeve të doktoratës në shëndetin e bimëve për një bujqësi të qëndrueshme. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkimi i forcave, përmirësimi dhe modernizimi i programeve të doktoraturës në fushën e shëndetit të bimëve midis universiteteve partnere, si dhe rritja e aftësive të programeve të studimit të doktoratës për t'iu përgjigjur problemeve globale shëndetësore.

Pedagogët e UNIKO diskutuan për kurrikulën  e shkollës doktorale, ku u bënë krahasime me kurrikulat e universiteteve partnere të projektit në fushat respektive. Në takim morën pjesë 34 përfaqësues të universiteteve nga katër vende të BE-së si Kroacia, Italia, Bullgaria dhe Greqia, si dhe 38 përfaqësues nga Universiteti i Novi Sadit, Universiteti i Beogradit, Universiteti i Malit të Zi, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti "Fan S. Noli" i Korçës. Kërkuesit, pedagogët dhe studentët morën pjesë në tri veprimtari, të cilat janë vendimtare për arritjen e qëllimit të projektit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com