UNIKO LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN E EVROPËS JUGLINDORE TË MAQEDONISË SË VERIUT

Në datën 13 shtator 2019, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, akad. prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Gjatë takimit, i cili u zhvillua në mjediset e Rektoratit të Universitetit të Korçës, palët diskutuan për mundësitë e  bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, shkëmbime të stafit akademik dhe studentëve, kërkim shkencor, shkëmbime kukturore dhe mënyra të tjera bashkëpunimi për të forcuar më tepër lidhjen midis dy institucioneve. Në kuadër të këtij bashkëpunimi parashikohen dhe mundësi për intershipe në vendet respektive për studentët e të dy universiteteve.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com