UNIKO LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME IPAG (SHKOLLA E LARTË ME DREJTIM EKONOMIK) NË PARIS, FRANCË

Në datën 25 tetor 2019, UNIKO lidhi marrëveshje bashkëpunimi me IPAG (Shkolla e lartë me drejtim ekonomik) në Paris, Francë. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari dhe drejtori i zhvillimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të IPAG, dr. Bernard Terrany. Gjatë takimit, të zhvilluar në mjediset e Rektoratit të Universitetit të Korçës, ishte i pranishëm dhe atasheu i bashkëpunimit për gjuhën frënge pranë Ambasadës së Francës në Tiranë, z. Paul Souligoux, i cili ishte nismëtari dhe mbështetësi kryesor i këtij bashkëpunimi. Në takim të pranishmit diskutuan për projektet e bashkëpunimit që përfshijnë çdo disiplinë akademike të të dy institucioneve, shkëmbime të stafit dhe studentëve, por secila nga palët mund të ndërmarrë propozime për veprimtari duke u mbështetur te kjo marrëveshje.
Pjesë e takimit ishte dhe nënshkrimi i marrëveshjes midis Aleancës Franceze në Tiranë, Ambasadës së Francës në Tiranë dhe Universitetit të Korçës për dhënien dhe certifikimin e provimit Delfi në mjediset e UNIKO.

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com