UNIKO I BASHKOHET NISMËS “ #DHURO #GJEJ #LEXO”

Në datën 18 tetor 2019,  Universiteti “ Fan S. Noli” iu bashkua nismës “#Dhuro #Gjej #Lexo”, të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, në kuadër të muajit të leximit. Biblioteka Shkencore e UNIKO dhuroi libra të ndryshëm për qytetarët me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë që ka libri dhe leximi. Në këtë veprimtari morën pjesë studentë të UNIKO, të cilët i shpërndanë këto libra në mjedise të ndryshme të qytetit. Në çdo libër ata shkruan nga një mesazh ndërgjegjësues, duke ftuar cilindo që e merr në dorë të bëhet pjesë e kësaj sfide. Sipas specialistes së kësaj biblioteke,  znj. Elena Tona, veprimtaritë me në qendër librin dhe leximin do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajit tetor në Universitetin e Korçës,  me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve dhe të ftuarve të tjerë.