U ZHVILLUA KONGRESI IV NDËRKOMBËTAR I AKADEMISË SË VLERËSIMIT

Në datat 2 dhe 3 maj 2019 u mbajt në Çanakkale, Turqi,  Kongresi IV Ndërkombëtar i Akademisë së Vlerësimit, tema kryesore e të cilit lidhej me kërkimet e reja në arsim.
Një nga objektivat kryesore të këtij  kongresi ishte krijimi i një platforme që do të përfshijë sfidat e dala në fushën e arsimit në kushtet e ndryshimeve globale.
Bashkorganizator në këtë kongres ishte dhe Universiteti “Fan S. Noli”, i cili u përfaqësua me një grup prej rreth 20 pedagogësh, të cilët paraqitën punimet e tyre në të.
Në seancën plenare, rektori i Universitetit të Korçës, prof. dr. Ali Jashari, në rolin e folësit kryesor, paraqiti për gjithë të pranishmit një përmbledhje rreth veprimtarisë së Universitetit të Korçës që nga hapat e parë të çeljes së tij dhe deri në objektivat që ai ka arritur gjatë viteve të fundit si institucion, duke u përfaqësuar denjësisht si pjesë e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.
Përgjatë dy ditëve në të cilat zhvilloi punimet kongresi, u ndoqën me interes punimet e paraqitura nga përfaqësuesit e Universitetit të Korçës: Erinda Papa -Using Mind Maps to Teach Vocabulary to Young EFL Learners – An Albanian Study Case; Gjergjı Mero-Nevruz Zeka -The Propagatıon of Medıcınal Plants in Regıon of Korça, and Opportunities for Theır Cultıvatıon; Irena Nikaj - Building the City (Village) Of the Future with School, Young Children and Families; Alda Jashari - Turkish loanwords and their impact in the Albanian homonymous lexical corpus; Olger Brame-Albına Pajo - Use of Some Turkısh Borrowıngs in Albanıan Language; Romeo Terolli -Career and Alumnı Center - Evolutıon, Role and Importance; Dorela Kaçauni - Makıng Readıng Communıcatıve In Hıgher Educatıon; Rrıollza Agolli -Construction Created by Experiences, Critical Reflection on Them - Constructivist Approach To Learning; Evjonda Pylli-Challenges of Acquiring Scientific Knowledge for Students of Pre-University Education and Teacher Responsibilities in the Classroom Environment; Artur Prıfti -Treasure Map and Anxıety durıng Tests; Jonıla Sula -The Law in Transıtıon, the Human Rıghts and the Justıce Reform; Lorena Robo -Challenges Of Assessment and Evaluation İn “Text Analysis” Reading and Writing Activities – A Case Study; Arjan Kamburi -Reflection on How to Facilitate Transition from School to Adult Life of Youth with Disabilities; Sulltanë Ajçe-Irena Kallço -Mıcrobıal Contamınatıon in Eggs Stored In Envıronment and Cooling Conditions; Desareda Mero-Rezana Pengu-Xhulıana Qırınxhi-Tanja Kamburi-Teachıng Methods and Theır Importance for The Creatıon Of Professional Skills and Competences.
Drejtuesit e këtij Kongresi vlerësuan lart pjesëmarrjen e Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës.
Në ditën e parë të Kongresit, një delegacion i UNIKO i kryesuar nga rektori, prof. dr. Ali Jashari, zhvilloi një vizitë në mjediset e Rektoratit të Universitetit 18 Marsi, Çanakkale, ku u prit në një takim të veçantë nga rektori, prof. dr. Sedat Murat dhe zëvendësrektori, prof. dr. Süha Özden, nga anëtari i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, dr. Özlem Yayınyaş, si dhe nga drejtori i Akademisë së Vlerësimit, pjesë e Parkut Teknologjik të këtij universiteti, Mehmet Şahin. Gjatë bisedës mes tyre Rektori i UNIKO e njohu homolgun turk me organizimin e institucionit, me veprimtaritë e zhvilluara në Universitetin e Korçës si dhe me marrëveshjet që ky universitet ka me institucione turke të Arsimit të lartë.
Duke i falenderuar për vizitën rektori i ÇOMU, Prof. Dr. Sedat Murat foli midis të tjeraveedhe për mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve si në organizimin e veprimtarive të përbashkëta ashtu edhe në shkëmbimin e stafit dhe studentëve. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com