U PREZANTUA NË FAKULTETIN EKONOMIK BOTIMI “STATISTIKA PËRSHKRUESE” E AUTORËVE BESNIK NUREDINI DHE BASHKIM KAMBERI

Në datën 23 maj 2019, në një takim me pedagogë e studentë të Fakultetit Ekonomik u prezantua botimi “Statistika Përshkruese” e autorëve Besnik Nuredini dhe Bashkim Kamberi. Në fjalën e saj përgjegjësja e Departamentit të Menaxhimit, prof. as. dr. Suela Gërdhe, e vlerësoi këtë botim mjaft të rëndësishëm për punën e studentëve gjatë kërkimeve të tyre shkencore, po ashtu dhe në punën e tyre si profesionistë të ardhshëm. Më pas pedagogia e lëndës së statistikës në këtë fakultet, dr. Marinela Teneqexhi, u ndal në disa nga konceptet bazë të statistikës. Ajo tha se ky botim është një kontribut i shtuar në këtë fushë, si dhe vlerësoi disa nga risitë që sjell ai, si: grafikët e ndryshëm, programi Exel, ushtrimet e zgjidhura e të pazgjidhura, të cilat i ndihmojnë pedagogët në punën e tyre dhe studentët për përgatitjen e detyrave të kursit. Sipas autorëve ky libër është një burim alternativ informacioni, i cili do të ndihmojë studentët për të zhvilluar aftësitë e tyre në vlerësimin dhe zgjidhjen e problemeve me natyrë menaxheriale. Gjatë takimit studentët bënë pyetje dhe diskutuan rreth librit “Statistika Përshkruese”, i cili shumë shpejt do të pasohet nga “Statistika Analitike”. Autorët dhuruan disa kopje të këtij botimi për bibliotekat e Universitetit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com