U FIRMOS MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT MIDIS UNIKO DHE UNIVERSITETIT “ST. KLIMENT OHRIDSKI”, MAQEDONI E VERIUT, NË KUADËR TË PROJEKTIT “INNOVATION ECO-SYSTEM IN THE CBC AREA”

Në datën 17 maj 2019, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari dhe rektori i Universitetit “St. Klimet Ohridski”, prof. dr. Sasho Korunovski, firmosën Memorandumin e Mirëkuptimit midis dy institucioneve në kuadër të projektit IPA CBC Shqipëri –Maqedoni e Veriut “Innovation Eco-System in the CBC Area”. Gjatë takimit ata vlerësuan mundësitë e bashkëpunimit, i cili ka nisur më herët midis dy Universiteteve në organizimin e veprimtarive të përbashkëta shkencore, duke e ngritur atë në nivel dhe më të lartë. Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, nënvizoi rëndësinë e krijimit të lidhjeve konkrete midis fakulteteve respektivë, përzgjedhjen e fushave të bashkëpunimit, shkëmbime të stafit dhe studentëve në kuadër të programit “Erasmus”, organizimin e ligjëratave të përbashkëta etj. Të dy rektorët u shprehën dakord që në takimin e radhës, i cili do të zhvillohet shumë shpejt në Universitetin e Korçës me pjesëmarrje edhe më të gjerë, të përcaktohen pikat konkrete të këtij bashkëpunimi.
Më pas, në kuadër të projektit IPA CBC Shqipëri – Maqedoni e Veriut “Innovation Eco-System in the CBC Area”, u zhvillua një workshop mbi rolin, qëllimin dhe funksionimin e të dy Qendrave të Inovacionit. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të Europartner Albania, si udhëheqës i projektit, të Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, Qendrës për Sipërmarrje dhe Teknologji, përfaqësues institucionesh dhe biznesesh. Ekspertë të fushave të ndryshme sollën shembuj konkretë mbi mënyrën e aplikimit për start-up-et dhe mbështetjen e tyre me minigrante, mënyrat e bashkëpunimit me institucionet dhe pushtetin vendor, kriteret e përzgjedhjes etj. Në takim u vlerësua roli i qendrës për qëndrueshmërinë e universiteteve, zhvillimin e ideve krijuese të propozuara nga rajoni, si dhe bashkëpunimi tripalësh: Qeverisje lokale – Biznes - Universitet.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com