STUDENTËT E UNIKO U BËNË PJESË E FUSHATËS PËR DHURIMIN VULLNETAR TË GJAKUT

Në datën 12 nëntor 2019, dhjetëra studentë të UNIKO iu përgjigjën thirrjes së Kryqit të Kuq, dega Korçë, për të dhuruar gjak. Fushata ndërgjegjësuese u organizua nga Qendra e Karrierës dhe Alumnit dhe u zhvillua në mjediset e Rektoratit, ku ishin të pranishëm punonjës të Bankës së Gjakut në qytetin e Korçës. Për studentët u shpërndanë fletëpalosje me mesazhe ndërgjegjësuese për vlerat njerëzore dhe qytetare që ka dhurimi vullnetar i gjakut si e vetmja mënyrë për t’u dhënë gjak të sigurt personave që kanë nevojë për të. Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq falënderuan studentët dhe UNIKO, të cilët janë bërë gjithmonë pjesë e fushatave për dhurimin vullnetar të gjakut, duke shpëtuar jetë njerëzish.