STUDENTËT E UNIKO MORËN PJESË NË TAKIMIN INFORMUES “NJË HISTORI 30-VJEÇARE - NGA ERASMUS NË ERASMUS+”

Në datën 18 tetor 2018, në mjediset e Qendrës Rinore, u zhvillua takimi informues “Një histori 30-vjeçare-nga Erasmus në Erasmus+”. Në takimin e organizuar nga Bashkia e Korçës dhe shoqëria civile morën pjesë studentë të UNIKO, të cilët u njohën me Programin Erasmus+ dhe mobilitetet e ofruara prej tij. Përgjegjësi i Qendrës së Karrierës dhe Alumni, z. Romeo Terolli, tha se Universiteti i Korçës do të jetë vazhdimisht në mbështetje të studentëve që duan të aplikojnë në programin Erasmus+. Gjatë takimit të rinjtë bënë pyetje dhe diskutuan në lidhje me mbështetjen që ky program ofron në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com