STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “ADMINISTRIM DHE POLITIKA SOCIALE” ZHVILLUAN NJË ORË PRAKTIKE MES TË MOSHUARVE TË “VILËS KENEDI” NË KORÇË

Studentët e vitit II të programit të studimit “Administrim dhe politika sociale” organizuan një vizitë në qendrën rezidenciale "Vila Kenedi" në qytetin e Korçës. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të lëndës “Bazat e administrimit të shërbimeve sociale”. Sipas pedagoges së lëndës, dr. Ina Zallëmi, kjo ishte një orë praktike, në të cilën studentët e panë elementin teorik të konkretizuar në këtë qendër. Menaxhimi i dukurisë së moshimit u dha atyre edhe emocion në planin njerëzor. Ata ndanë me njëri-tjetrin shumë mendime dhe morën falënderimet e të moshuarve për këtë takim, i cili ishte për ta shprehje respekti dhe vlerësimi ndaj moshës së tretë. Edhe studentët i falënderuan të moshuarit për pritjen, si dhe shprehën mirënjohje për kontributin që kanë dhënë në familje, në punë e shoqëri.