STUDENTËT E FEF ÇELËN NJË EKSPOZITË ME PUNIMET E TYRE MË TË MIRA NË PIKTURË DHE VIZATIM

Në datën 11 korrik 2019, studentët e vitit III të programit të studimit “Mësuesi për arsimin fillor” dhe “Mësuesi për arsimin parashkollor”, çelën, në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, një ekspozitë me punimet e tyre më të mira, në përfundim të lëndës së arteve pamore. Kjo është ekspozita e dytë që hapet në këtë fakultet me punime të zgjedhura të studentëve në pikturë akrelik, vizatime me laps dhe me ngjyra. Sipas pedagogeve Msc. Figena Nini dhe Msc. Tatjana Caci, qëllimi i kësaj ekspozite është të formojë studentët si mësues të ardhshëm edhe në aspektin praktik, i cili do t`i ndihmojë të zhvillojnë më mirë talentin e nxënësve në këtë disiplinë. Përgjegjësja e Departamentit të Edukimit, prof. as. dr. Irena Nikaj, shprehu kënaqësinë për punimet cilësore të studentëve, ndërsa e vlerësoi lëndën e arteve pamore po aq të rëndësishme sa dhe lëndët e tjera. Ajo ofroi mbështetjen e saj për ta kthyer këtë përvojë në një traditë të këtij departamenti.  
Në ekspozitë u prezantuan mbi 50 punime, kryesisht natyra të qeta, peizazhe dhe kompozime, të cilat u ndoqën me mjaft interes nga studentë, pedagogë, drejtues të fakultetit e të ftuar të tjerë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com