STUDENTËT E DEPARTAMENTIT TË INFERMIERISË MORËN PJESË NË VEPRIMTARINË PROMOVUESE PËR DITËN BOTËRORE TË HIPERTENSIONIT

Në datën 17 maj 2019, studentët e departamentit të Infermierisë të UNIKO morën pjesë në një veprimtari ndërgjegjësuese, e cila u organizua në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë, Korçë, në bashkëpunim me këtë Departament. Studentët, së bashku me punonjësit e kësaj drejtorie, shpërndanë fletëpalosje informuese mbi sëmundjet kardiovaskulare, si dhe bënë matje të tensionit për qytetarët e ndryshëm që i vizituan në stendën e tyre. Gjatë kësaj veprimtarie ata biseduan me qytetarët për shkaqet që ndikojnë në rritjen e presionit të gjakut, duke i këshilluar ata se si t’i parandalojnë pasojat e tij.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com