STUDENTËT DHE STAFI I UNIKO DHUROJNË GJAK NË DITËN BOTËRORE TË DHURIMIT TË GJAKUT

Në datën 14 qershor studentë dhe punonjës të stafit të UNIKO dhuruan gjak në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut. Përfaqësuesit e Këshillit Studentor dhuruan gjak duke përcjellë mesazhe ndërgjegjësimi për të rinjtë dhe banorët e këtij rajoni. Prej vitit 2005 e në vazhdim studentët dhe stafi i Universitetit i bashkohen kësaj nisme me moton: “Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë”.