STUDENTË DHE PEDAGOGË TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE ZHVILLUAN NJË VIZITË NË KOLEGJIN UNIVERSITAR PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI (UBT), PRISHTINË

Në datën 20 prill 2019, një grup pedagogësh dhe studentësh të programit “Master Profesional” në “Sistemet Moderne të Telekomunikacionit dhe Teknologjitë e Internetit” të FSHNH zhvilluan një vizitë në Kolegjin Universitar për Biznes dhe Teknologji (UBT), Prishtinë. Të shoqëruar nga pedagogu, dr. Rafail Prodani, studentët morën pjesë në disa leksione në lidhje me sistemet e sigurisë së informacionit, si dhe u njohën me teknologjitë e internetit dhe rrjeteve kompjuterike, të cilat zbatoheshin në UBT. Ata vizituan kampusin e ri në Ferizaj, laboratorët e multimedias, sigurisë kibernetike dhe sistemet e serverave në to.
Gjatë kësaj vizite ata morën pjesë edhe në konferencat ndërkombëtare që u zhvilluan në UBT: “Highter Education Institution Leadership and Innovation” dhe “Smart Cities”.