STAFI AKADEMIK DHE PUNONJËS TË UNIKO-NDIHMA ME USHQIME PËR BANORËT E PREKUR NGA TËRMETI I 1 QERSHORIT NË FSHATIN FLOQ

Në datën 9 gusht 2019, një grup punonjësish i Universitetit “Fan S. Noli” ishin në fshatin Floq të Korçës, ku u takuan me banorët e prekur nga tërmeti i 1 qershorit dhe shpërndanë ndihma ushqimore për familjet që aktualisht janë strehuar në shkollën e fshatit. Gjatë takimit, banorët falënderuan rektorin, prof. dr. Ali Jashari, stafin akademik dhe punonjësit e UNIKO, të cilët me kontributin e tyre mundësuan blerjen dhe përgatitjen e rreth 100 pakove me ushqime, si: vaj, sheqer, oriz, miell etj. për këto familje. Stafi i Universitetit të Korçës nëpërmjet kësaj fushate ndërgjegjësuese shpreh mbështetjen dhe solidarizohet me banorët, duke qenë pranë tyre në këto ditë të vështira që po kalojnë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com