SESION INFORMUES ME STUDENTËT E UNIKO - “DHUNA NË FAMILJE DHE SHËRBIMI POLICOR NË KOMUNITET”

Në datën 17 tetor 2019, në mjediset e Bibliotekës Shkencore të UNIKO, Qendra e Karrierës dhe Alumni në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës dhe me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza, zhvilluan një bashkëbisedim me studentët, ku u fol për çështjet e dhunës në familje dhe mënyrat e trajtimit, raportimit dhe të bashkëveprimit me institucionet përkatëse për adresimin e rasteve të dhunës. Znj. Ejnxh Pepa, koordinatore dhe znj. Ela Tollkuçi, psikologe-këshilluese e shërbimit të këshillimit për gra dhe vajza i njohën studentët me shërbimin për viktimat dhe dhunuesit, me ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe rëndësinë që ka reagimi i menjëhershëm për parandalimin e rasteve të dhunës në familje, por edhe në komunitet.  Në fund të takimit, studentët u përfshinë në diskutime dhe bënë pyetje mbi temat e referuara.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com