PROF. DR. MIRCEA PERPELEA, AMBASADORI I RUMANISË NË SHQIPËRI, PREZANTOI NË UNIKO LIBRIN E TIJ “DUKE ARDHUR NË SHTËPI, NË EVROPË … NGA LINDJA”

Në datën 14 qershor 2019, UNIKO në bashkëpunim me Ambasadën e Rumanisë në Tiranë organizoi një veprimtari shkencore-kulturore për librin “Duke ardhur në shtëpi, në Evropë … nga Lindja” të prof. dr. Mircea Perpelea, Ambasador i Rumanisë në Shqipëri. Veprimtarinë e çeli dr. Daniela Stoica, e cila falënderoi Universitetin dhe departamentin Financë-Kontabilitet të Fakultetit Ekonomik për këtë organizim, si dhe Ambasadorin, i cili këtë herë vjen në UNIKO si pedagog e autor i librit. Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Ali Jashari, përgëzoi organizatorët për këtë veprimtari, që i kushtohet paraqitjes së librit “Duke ardhur në shtëpi, në Evropë…nga Lindja”, i cili do t`i shtohet Bibliotekës Shkencorë të UNIKO për ta lexuar studentët e pedagogët. Rektori vuri në dukje përpjekjet e Ambasadorit Perpelea në mënyrë që UNIKO të zgjerojë lidhjet bashkëpunuese me universitetet rumune, si dhe për përfshirjen e pedagogëve e studentëve të këtij Universitetit në mobilitete të frytshme. Rektori i dha atij Emblemën e Universitetit të Korçës me këtë motivacion: “Për lidhjet e ngushta dhe miqësore me Universitetin e Korçës, duke bërë që ky institucion të zgjerojë më tej bashkëpunimin me universitetet rumune; për projektet e frytshme të mobilitetit të pedagogëve dhe studentëve, si një hap konkret i ndërkombëtarizimit të tij. Në shenjë mirënjohjeje nga drejtuesit, stafi akademik dhe studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në ditën e paraqitjes së veprës “Duke ardhur në shtëpi, në Evropë…nga Lindja”.
Prof. dr. Mircea Perpelea falënderoi UNIKO për këtë vlerësim dhe kolegët që organizuan këtë veprimtari shkencore. Ai bëri një prezantim të shkurtër të librit të tij nëpërmjet të cilit ka sjellë mendime e interpretime personale mbi ekonominë, marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë e Rumanisë, përvojën rumune të integrimit në BE etj.    
Më pas, pedagoget dr. Sorina Koti, Msc. Aida Mosko dhe prof. as. dr. Anyla Saraçi mbajtën disa kumtesa në lidhje me vlerat e këtij libri dhe mesazhet shkencore e kulturore që ai përcjell.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com