PËRFAQËSUES TË UNIKO PJESË E KONFERENCËS “FUQIZIMI I EDUKIMIT, KUJDESIT DHE ZHVILLIMIT NË FËMIJËRINË E HERSHME”, PRISHTINË

Në datat 13-14 nëntor 2019 u zhvillua në Prishtinë konferenca “Fuqizimi i edukimit, kujdesit dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme”.  Konferenca dyditore u organizua nga Save the Children në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës, për të adresuar çështje ndërdimensionale të edukimit, zhvillimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme, si dhe qasjet e ndryshme të adresimit të nevojave dhe të drejtave të fëmijëve nga qeveritë dhe ofruesit e shërbimeve. Konferenca u përqendrua në dy tema bosht:

I. Rëndësia e zhvillimit emocional, shoqëror dhe fizik gjatë fëmijërisë së hershme

II. Rëndësia e investimit në edukim, zhvillim dhe kujdes gjatë fëmijërisë së hershme Pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësues nga institucione vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, universitete, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile, komuniteti, agjensitë donatore dhe zyrat vendore të Save the Children.

UNIKO u përfaqësua në këtë konferencë nga pedagogët Arjan Kamburi dhe Olger Brame, të cilët ishin pjesë e sesionit X të konferencës, sesion që kishte në fokus: Rolet dhe përgjegjësitë e universiteteve në kujdesin, zhvillimin dhe edukimin në fëmijëri të hershme”

Ky sesion u organizua në formë paneli me drejtuese pedadogen e Universitetit të Prishtinës, Mimoza Shahini.  Paneli përbëhej nga Arjan Kamburi nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës në Shqipëri, Olger Brame nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës në Shqipëri, Lulzim Ademi nga Universiteti “Shën Cyrili” në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Merita Shala nga Universiteti “Isa Boletini” i Mitrovicës dhe Majlinda Xhelaj nga Universiteti “Hasan Prishtina” i Prishtinës.

Qëllimi i diskutimeve në panel dhe orientimi i pyetjeve të auditorit pjesëmarrës në sallë, lidhej me rëndësinë e bashkëpunimit midis universiteteve nga njëra anë, si dhe mes universiteteve dhe institucioneve qeveritare nga ana tjetër, si një element shumë i rëndësishëm.

Në këtë kuadër, përfaqësuesit e UNIKO sollën përvojën e programit universitar me karakter profesional në fushën e foshnjërisë dhe fëmijërisë së hershme, si programi i parë në Shqipëri për përgatitjen e profesionistëve në këtë fushë, fryt i bashkëpunimit me Save the Children në Shqipëri dhe me Departamentin e Edukimit të Universitetit të BolonjësItali. Prezantimi i bërë nga pedagogu Arjan Kamburi u përqendrua në elementet e kurrikulës së këtij programi dhe figurës profesionale që diplomohet me këtë kurrikul, ndërsa pedagogu Olger Brame në prezantimin e tij vuri theksin në bashkëpunimin institucional midis UNIKO dhe bashkisë Korçë, bashkëpunim që u finalizua me hartimin e një kornize kurrikulare dhe kurrikule bërthamë për edukatoret në shërbim për grupmoshën e fëmijëve 0-3 vjeç në bashkinë e Korçës.

Pas prezantimeve, pjesëtarët në panel  iu përgjigjën pyetjeve nga pjesëmarrësit në sallë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com