NXITJA E SIPËRMARRJES SË LIRË DHE INOVACIONIT-DREJTUES TË UNIKO PRITËN NË TAKIM PËRFAQËSUES TË GIZ

Në datën 12 shtator 2019, drejtues të UNIKO pritën në takim një përfaqësi nga GIZ, me qëllim nxitjen e sipërmarrjes së lirë dhe inovacionit. Rektori, prof. dr. Ali Jashari, zëvendësrektorja për mësimin, prof. as. dr. Majlinda Bello dhe zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Erinda Papa gjatë bisedës e njohën eksperten e GIZ, znj. Eileen Ranmann dhe drejtoren e programit “EU for Innovation” dr. Jacqueline Jaspert, me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Universitetit, Qendrën e Inovacionit të UNIKO, programet e studimit, programin Ersamus + dhe TEMPUS, bashkëpunimet me institucionet dhe biznesin etj. Përfaqësuesit e Giz shprehën interes në lidhje me mbështetjen që UNIKO u jep iniciativave studentore. Sipas Valbona Koçit, këshilltare për kërkimin dhe inovacionin pranë programit “EU for Innovation”, qëllimi i këtij takimi është hartimi i një raporti me rekomandime për veprimet dhe masat konkrete që mund të ndërmerren nga projekti në mbështetje të sipërmarrjes dhe inovacionit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com