NJOHJA ME TË DREJTAT E PRONËSISË – TAKIM I ZHVILLUAR ME STUDENTË TË FAKULTETIT EKONOMIK

Në datë 11 nëntor 2019, në mjediset e Qendrës së Karrierës dhe Alumnit të UNIKO, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale zhvilloi një takim me studentë të departamentit marketing-turizëm të Fakultetit Ekonomik, me qëllim njohjen e tyre me të drejtat e pronësisë.
Përgjegjësja pranë sektorit të markave, znj. Lindita Mneri dhe përgjegjësja pranë sektorit të pritjes, znj. Darian Suli, prezantuan mënyrat e regjistrimit të markës tregtare dhe të plotësimit të formularit të markës, ndërsa specialisti i sektorit të promovimit dhe trajnimit, z. Malvin Dafa, trajtoi çështje të tilla si: patentat për shpikjet, markat tregtare, dizenjot industriale, treguesit gjeografikë etj.
Takimi vijoi me pyetje dhe diskutime për rëndësinë që ka markimi për mbrojtjen dhe garancinë e produkteve në treg, kryesisht prodhimeve të rajonit të Korçës.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com