NJË GRUP PEDAGOGËSH NGA “ROLLINS COLLEGE” (SHBA) VIZITOI UNIKO

Në datën 18 maj 2019, një gup pedagogësh nga kolegji privat “Rollins College”, i cili ndodhet në Winter Park, Florida (SHBA) vizituan UNIKO. Fillimisht, ata u pritën në takim nga rektori, prof. dr. Ali Jashari, zëvendësrektoret, prof. as. dr. Majlinda Bello dhe dr. Erinda Papa, drejtori për Kurrikulën, Sigurimin e Cilësisë dhe Kërkimin Shkencor, z. Artur Prifti etj. Kolegët nga ShBA u shprehën se kjo vizitë u organizua në kuadër të një udhëtimi akademiko-kulturor, të cilin po e zhvillojnë në disa Universitete të Shqipërisë me qëllim krijimin e partneriteteve të mundshme. Gjatë një bisede të zhvilluar në mjediset e Senatit Akademik, udhëheqësi i grupit, Jonathan H. Harwell dhe kolegët e tij shprehën interes në lidhje me organizimin, veprimtarinë, infrastrukturën, praktikat mësimore, programet e studimit që ofron UNIKO etj. Më pas grupi i pedagogëve vizitoi Muzeun Historik të Universitetit “Fan S. Noli” dhe Fakultetet e tij. Ata zhvilluan një takim dhe me dekanin e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, prof. dr. Gjergji Pendavinji dhe pedagogë të këtij fakulteti, ku panë nga afër zhvillimin e procesit mësimor në disa nga laboratorët e tij. Në fund të kësaj vizite mbresëlënëse në Universitetin e Korçës, znj. Denisa Metko, përfaqësuese e Qendrës së Karrierës në “Rollins College”, shprehu falënderimet më të sinqerta në emër të të gjithë grupit për mikpritjen në takimet me Rektorin dhe kolegët shqiptarë. Ata thanë se bisedat interesante i hapin rrugë mundësive për bashkëpunim mes dy institucioneve, stafeve akademikë dhe studentëve.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com