NJË DELEGACION I AMBASADËS TURKE NË SHQIPËRI U PRIT NË TAKIM NGA AUTORITETET DREJTUESE TË UNIKO

Në datën 23 maj 2019, autoritetet drejtuese të UNIKO pritën në takim një delegacion të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, kryesuar nga ambasadori, z. Murat Ahmet Yoruk. Gjatë takimit të zhvilluar në mjediset e Senatit Akademik, ishin të pranishëm rektori, prof. dr. Ali Jashari, zëvendësrektoret dr. Erinda Papa dhe prof. as. dr. Majlinda Bello, dekani i FB, prof. as. dr. Gjergji Mero, dekani i FEF, prof. as. dr. Pavllo Cicko etj. Ambasadori Yoruk, në emër edhe të ekipit që e shoqëronte, shprehu falënderimet më të sinqerta për pritjen e organizuar dhe tha se ky takim ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në fushën akademike, duke forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes Turqisë dhe Shqipërisë. Rektori i uroi atij mirëseardhjen si i pari Ambasador turk që viziton Universitetin e Korçës dhe i njohu miqtë me disa prej bashkëpunimeve që UNIKO ka me universitetet turke. Ai veçoi konferencën e zhvilluar së fundi me Universitetin e Çanakkalesë si bashkorganizatorë dhe u shpreh i hapur që, me mbështetjen e Ambasadës Turke, këto marrëdhënie të zgjerohen dhe më tej. Në takim të pranishmit diskutuan për të parë mundësinë e hapjes së qendrave të ndërsjellta për mësimin e gjuhës turke dhe shqipe, për zhvillimin e programeve të përbashkëta të studimit, për shkëmbime të stafit e studentëve etj. Ambasadori Yoruk, pasi u njoh me veprimtarinë dhe organizimin e Universitetit të Korçës, ofroi mbështetjen e tij dhe në përmirësimin e infrastrukturës, ku foli për investime konkrete në konviktet e UNIKO. Në fund të takimit, në shenjë mirënjohjeje, u shkëmbyen dhurata simbolike.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com