MINISTRJA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, ZNJ. BESA SHAHINI, U TAKUA ME STUDENTË TË UNIKO

Në datën 22 tetor, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Besa Shahini, u takua me studentët e viteve të para të Universitetit të Korçës. Në fjalën e mirëseardhjes rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, përshëndeti pjesëmarrësit dhe falënderoi ministren për mbështjen që ajo i ka dhënë Universitetit “Fan S. Noli” gjatë këtij viti.
Ministrja iu drejtua studentëve të rinj si gjenerata e parë që vjen në auditorë pas protestave të studentëve në dhjetor të vitit të kaluar, protesta që, sipas saj, sollën një frymë të re në qeverisjen arsimore dhe përcollën një mesazh të qartë për atë se çfarë presin studentët. Ajo u shpreh se si rezultat i nismave të ndërmarra është zgjeruar fasha e studentëve që përfitojnë bursa, ku janë përfshirë të gjithë ata me mesatare mbi 9, studentët në nevojë etj. Gjatë takimit ministrja i njohu studentët me përfitimet që do të ofrojë Karta e Studentit, duke u mundësuar atyre tarifa më të ulëta shërbimesh në fusha të tilla si: shëndetësia, kultura, transporti etj., si dhe shpërndau kartat e para për disa prej tyre.
Pas takimit me studentët e viteve të para, ministrja Shahini dhe Rektori i UNIKO zhvilluan një bashkëbisedim me përfaqësues të Këshillit Studentor. Biseda u zhvillua në frymë kritike dhe konstruktive.
Në fund të këtyre takimeve, ministrja Shahini inspektoi punimet që po bëhen në konviktet e Universitetit të Korçës.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com