MINISTRI I BRENDSHËM, Z. SANDËR LLESHAJ, ZHVILLOI NJË BASHKËBISEDIM ME STUDENTËT E UNIKO

Në datën 17 maj 2019, në mjedist e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Fan S. Noli”, ministri i brendshëm, z. Sandër Lleshaj zhvilloi një takim në formën e bashkëbisedimit me studentët e UNIKO. Në takim ishin të pranishëm prefekti i qarkut të Korçës, z. Dhori Spirollari, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, z. Lorenc Panganika, punonjës të policisë, pedagogë etj.  Zëvendësrektorja për mësimin, prof. as. dr. Majlinda Bello, i uroi mirëseardhjen Ministrit dhe e falënderoi atë në emër të studentëve të Universitetit, duke theksuar rëndësinë që kanë çështjet e sigurisë në jetën studentore. Ai tha se ky takim do të jetë nismëtari i një turi bashkëbisedimesh që do të realizohen në të gjithë Universitetet e Shqipërisë me qëllim thellimin e dialogut në Universitete pas protestave të fundit të studentëve, si një nevojë jo vetëm e qeverisë, por edhe e Ministrisë së Brendshme. Ministri i njohu studentët me disa aspekte të sigurisë si një çështje e cila nuk duhet t’i lihet në dorë vetëm Policisë, por kërkon bashkëpunimin e të gjithëve. Nga ana tjetër ai i njohu studentët me fushat e veprimtarisë së Institucionit që drejton, ku kërkohet kontributi i studentëve me arritje në programet e tyre të studimit. Ministri përmendi rastin e një programi të posaçëm në Akademinë e Sigurisë, ku janë afruar studentë të degëve që për momentin kosiderohen prioritare (ekonomia, financa, informatika, jurisprudenca), për t’i përfshirë në strukturat e hetimit, të krimit ekonomik, ose të policisë kriminale, pasi të kenë mbyllur trajnimin 6-mujor.
Në fund të takimit ministri shprehu dëshirën të vizitonte nga afër kushtet e konviktit të studentëve, duke e konsideruar gjendjen e tyre si pjesë të vëmendjes dhe interesit që duhet të tregojë çdo Institucion apo Ministri.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com