KOALICIONI “GRATË, PAQJA DHE SIGURIA NË SHQIPËRI” ZHVILLOI NJË TAKIM NDËRGJEGJËSUES ME STUDENTËT E UNIKO

Në datën 13 qershor 2019, në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, koalicioni “Gratë, paqja dhe siguria në Shqipëri” organizoi një takim me studentë dhe pedagogë në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese dhe lobuese që po zhvillon me të rinjtë dhe gratë në fushën e sigurisë dhe paqes, sipas planit të veprimit për Rezolutën 1325. Në këtë takim përfaqësues të drejtorisë rajonale të Policisë dhe të shoqatave të ndryshme bënë një pasqyrim të situatës në qarkun e Korçës, si dhe theksuan nevojën e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave shqiptare për pasojat e dhunës.  Zëvendësrektorja për mësimin në UNIKO, prof. as. dr. Majlinda Bello, përshëndeti takimin dhe vlerësoi rëndësinë e tij për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com