KIZ SHPALLI REZULTATET PËRFUNDIMTARE PAS ZGJEDHJEVE TË ZHVILLUARA NË UNIKO PËR ANËTAR TË BORDIT TË ADMINISTRIMIT QË VOTOHEN NGA STUDENTËT

Në datën 16 maj 2019, Komisioni Institucional Zgjedhor i ngritur pranë UNIKO, shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për anëtar të Bordit të Administrimit që votohet nga studentët. Në bazë të këtyre rezultateve tri kandidatët më të votuar janë: z. Artur Balli me 259 vota, znj. Kostanca Doku me 313 vota dhe z. Lorenc Bellovoda me 219 vota. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të përzgjedhë mes tyre përfaqësuesin e studentëve si anëtar i Bordit të Administrimit të UNIKO.
Procesi zgjedhor u zhvillua në datën 15 maj 2019 në qendrat e votimit të ngritura në katër fakultetet e Universitetit (KZF-të). Votimi u hap në orën 08.00 dhe përfundoi në orën 16.00 dhe procesi u mbikëqyr edhe nga studentët përfaqësues të Këshillit Studentor.
Më herët, në mjediset e Amfiteatrit të FEF, 5 kandidatët për anëtar të Bordit të Administrimit që votohet nga studentët, z. Albens Tabaku, z. Artur Balli, znj. Kostanca Doku, z. Maksim Fejzulla dhe z. Lorenc Bellovoda, zhvilluan një takim me studentët e UNIKO, ku shpalosën platformat e tyre për këtë kandidim, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të studentëve.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com