FSHNH ORGANIZOI LEKSIONIN E HAPUR “SFIDAT GJINORE: PËRFAQËSIMI I GRAVE NË POLITIKË DHE REKRUTIMI POLITIK I TYRE” : E FTUAR STUDIUESJA, ZNJ. KOSTANCA DHIMA

Në  datën 14 Qershor 2019, Departamenti i Shkencave Sociale organizoi leksionin e hapur me temë “Sfidat gjinore: Përfaqësimi i grave në politikë dhe rekrutimi politik i tyre”, ku e ftuar ishte studiuesja dhe doktorantia në Universitetin A&M të Teksasit në SHBA, znj. Kostanca Dhima. Ajo prezantoi para studentëve të programit të studimit “Administrim dhe politika sociale” disa risi të studimeve të saj në lidhje me sfidat e përfaqësimit politik të gruas në vende si ShBA, Kanada dhe Zelandë e Re.
Takimin e hapi pedagogu i studimeve politike në departamentin e Shkencave Sociale të FSHNH, PhD. Jordan Jorgji, i cili tha se këto orë të hapura synojnë t`i bëjnë studentët pjesë të diskutimeve dhe debateve mbi sfidat aktuale që shqetësojnë shkencën dhe shoqërinë, siç janë dhe sfidat gjinore globale në vendet e zhvilluara dhe në vende të cilat përballen me probleme të varfërisë dhe diskriminimit gjinor.
Studiuesja Kostanca Dhima falënderoi kolegët për ftesën dhe ndau me auditorin e gjerë aspektet kryesore të studimit të saj, duke iu përgjigjur dhe pyetjeve të pjesëmarrësve, të cilët treguan interes për çështjet e trajtuara. Dekani i FSHNH, prof. dr. Gjergji Pendavinji  përgëzoi departamentin për organizimin e kësaj ore të hapur dhe vlerësoi studimin origjinal që znj. Dhima prezantoi për studentët dhe pedagogët. Të pranishmit i përshëndeti dhe pedagogu i departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Tiranës, prof. dr. Zyhdi Dervishi.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com