FAKULTETI I BUJQËSISË MIRËPRET PAS 30 VITESH ISH STUDENTËT E INSTITUTIT TË LARTË BUJQËSOR NË KORÇË

Në datën 5 maj 2018, studentët që përfunduan Institutin e Lartë Bujqësor të Korçës në vitin 1988, u takuan në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë, në UNIKO, ku 30 vjet më parë mësuan e studiuan së bashku. Në këtë takim ishte i ftuar edhe ish drejtori i Institutit z. Kristaq Kotonika, i cili i përshëndeti dhe kujtoi vitet e punës me ta. Gjatë takimit, ish studentët e Institutit të Lartë Bujqësor, prej nga mori fillesat Universiteti “Fan S. Noli”, vlerësuan se cilësia në këtë fushë të mësimdhënies është rritur dhe kjo falë metodave dhe teknikave bashkëkohore, si dhe pajisjes me laboratorë modernë për zhvillimin e praktikave mësimore. Takimin e përshëndeti edhe dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Gjergji Mero.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com