EKIPI PËRFAQËSUES I FAKULTETIT EKONOMIK FITOI TROFEUN E “LIGËS UNIVERSITARE” TË UNIKO NË FUTBOLL PËR VITIN 2019

Nga data 4 deri më 15 prill 2019, u zhvillua në UNIKO “Liga Universitare” në futboll për vitin 2019, ku morën pjesë ekipet përfaqësuese të 4 fakulteteve të tij. Kjo veprimtari u organizua nga Këshilli Studentor i Universitetit me pjesëmarrjen e studentëve më të talentuar në disiplinën e futbollit, të cilët luajtën për ekipet e tyre përfaqësuese. Pas disa takimeve, në finale u përball ekipi i Fakultetit të Bujqësisë me ekipin e Fakultetit Ekonomik, ku fitues i trofeut të “Ligës Universitare 2019” u shpall Fakulteti Ekonomik, i cili fitoi me rezultatin 3-2. Veprimtari të tilla gjallërojnë jetën kulturore e sportive të studentëve, si dhe nxisin tek ata dëshirën për sportin.