EKIPI I FUTBOLLIT TË UNIKO PËRBALLË KAMPIONËVE TË VENDIT, “SKËNDERBEUT”

Në datën 29 prill 2019, në mjediset e Kompleksit Multifunksional, Sportiv dhe Kulturor të qytetit të Korçës u zhvillua një ndeshje miqësore futbolli midis ekipit të “Skënderbeut” dhe ekipit të futbollit të UNIKO. Studentë dhe pedagogë u bënë pjesë të kësaj veprimtarie, e cila u zhvillua në bashkëpunim me Klubin “Skënderbeu” dhe kishte për qëllim gjallërimin e jetës sportive studentore. Ekipi i studentëve të UNIKO bëri një lojë dinjitoze, duke krijuar dhe disa herë raste për të shënuar, pavarësisht se kishte përballë kampionët e vendit në futboll.
Vlen të theksojmë se studentët e ekipit të UNIKO vazhdojnë të jenë në krye të renditjes dhe pretendentët kryesorë për të fituar Kampionatin Kombëtar Universitar, i cili është duke u zhvilluar midis universiteteve të vendit. Në të gjitha përballjet që ka zhvilluar deri më sot ekipi i Universitetit “Fan S. Noli” nuk ka asnjë humbje.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com