DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM ZHVILLOI SEMINARIN ME TEMË “IMPAKTI KULTUROR NË MIKPRITJE DHE TURIZËM”

Në datat 11-12 prill 2019, në Fakultetin Ekonomik, u zhvillua seminari me temë “Impakti kulturor në mikpritje dhe turizëm”, organizuar nga departamenti Marketing-Turizëm në bashkëpunim me fondacionin “La Fondation pour la Formation Hoteliere”.
Në ditën e parë të trajnimit, ku merrnin pjesë pedagogë, përfaqësues nga pushteti vendor, si dhe përfaqësues të bizneseve hoteleri-turizëm në qarkun e Korçës, ishte e ftuar pedagogia e Universitetit të Manchesterit, prof. Elizabeth Ineson. Ajo solli raste konkrete studimi të ndryshimeve kulturore midis vendeve nëpërmjet të cilave sqaroi ndikimin që ka njohja e tyre në zhvillimin e turizmit. Koordinatorja e projektit, pedagogia, prof. as. dr. Esmeralda Shkira dhe përgjegjësja e departamentit, prof. as. dr. Ledina Alolli, falënderuan pjesëmarrësit në këtë trajnim, ndërsa theksuan se qëllimi i tij është shkëmbimi i përvojave të ndryshme në zhvillimin e turizmit, të cilat u vijnë në ndihmë pedagogëve dhe studentëve të këtij programi.
Në ditën e dytë të seminarit ishte i ftuar prof. Mitja Peteli, i cili prezantoi programin “HOTS”, si një program mjaft i suksesshëm në fushën e hoteleri-turizmit në vende të ndryshme të botës.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com