DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE ORGANIZOI LEKSIONIN E HAPUR ME TEMË: “ETNOGRAFIA SHQIPTARE NË PERIUDHËN E KOMUNIZMIT”

Në datën 8 nëntor 2019, departamenti i shkencave sociale në FSHNH organizoi leksionin e hapur me temë: “Etnografia shqiptare në periudhën e komunizmit”, ku u prezantua dhe libri   “Etnografi në Diktaturë - Dija, Shteti dhe Holokausti Ynë” me autorë, prof. as. dr. Nebi Bardhoshi dhe dr. Olsi Lelaj. Këtë orë të hapur e drejtoi PhD. Mikaela Minga, e cila bëri një prezantim të autorëve të librit, njëkohësisht dhe kolegë të saj pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.
Dekani i FSHNH, prof. dr. Gjergji Pendavinji, përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se diskutimet e lindura nga prezantimi i librit do t’i shërbejnë informimit të auditorit në lidhje me zhvillimin historik të etnografisë shqiptare dhe karakteristikat që ajo mbart nga periudha e komunizmit. Më pas, pedagogu i studimeve politike në këtë departament PhD. Jordan Jorgji, bëri një përmbledhje të shkurtër të dijes në Shqipëri gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Ai tha se kultivimi i dijes u bë një nga mekanizmat kryesorë me qëllim forcimin e shtet-kombeve dhe kontrollin e tensioneve në shoqëritë përkatëse. Në këtë këndvështrim, prof. as. dr. Josif Minga, solli shembuj konkretë dhe personalë të deformimit të artit dhe etnografisë shqiptare si pasojë e ndërhyrjes së politikës gjatë periudhës diktatoriale.
Autorët e librit, prof. as. dr. Nebi Bardhoshi dhe dr. Olsi Lelaj, vunë në dukje elementët metodologjikë të përdorur gjatë realizimit disavjeçar të këtij studimi. Ata përmendën trajtimin që u bëhej dukurive etnografike si kanunit apo dhe zakoneve të tjera tradicionale nga pushteti  totalitar. Gjithashtu autorët vunë theksin tek ajo që u quajt etnografia e shpëtimit, si dhe heshtja e etnografëve shqiptarë ndaj sjelljeve tradicionale, që binin ndesh me modernizimin e shtetit holokaustik.  
Në fund, të pranishmit bënë pyetje dhe diskutuan për rëndësinë e këtij studimi në zhvillimin e mëtejshëm të etnografisë shqiptare.  

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com