DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA ZHVILLOI NJË TAKIM ME STUDENTËT PËR NJOHJEN E TYRE ME KODIN E ETIKËS DHE RREGULLOREN E UNIKO

Në datën 23 prill  2019, në mjediset e Amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një takim me studentët e programeve “Gjuhë Angleze” dhe “Gjuhë dhe kulturë frënge”, të cilët u njohën me Kodin e Etikës dhe Rregulloren e UNIKO. Në këtë takim të organizuar nga departamenti i Gjuhëve të Huaja, përgjegjësja, dr. Benita Stavre u shpreh se qëllimi është njohja e studentëve me parimet themelore të Kodit të Etikës dhe Rregulloren e UNIKO, si dokumente mbi të cilat mbështetet mbarëvajtja e gjithë veprimtarisë së Universitetit.
Këtë prezantim e bëri pedagogia, doc. Vasilika Pojani, e cila vlerësoi rëndësinë që kanë këto dokumente në rregullimin  e marrëdhënieve të brendshme ndërmjet anëtarëve të komunitetit universitar, në përmirësimin  e klimës organizative dhe të mjedisit të punës, në nxitjen e sjelljeve të virtytshme dhe parandalimin e sjelljeve joetike etj.