AUTORI ARDIAN VEHBIU PREZANTOI NË UNIKO LIBRIN “GJUHA E THYER, GJUHA QË THYEN”

Në datën 24 tetor 2019, departamenti i gjuhës dhe letërsisë në bashkëpunim me klubin e shkrimtarëve “Bota e re”, Korçë zhvilluan, në mjediset e Bibliotekës Shkencore të UNIKO, një veprimtari në të cilën autori Ardian Vehbiu prezantoi librin “Gjuha e thyer, gjuha që thyen”. Në këtë veprimtari morën pjesë pedagogë e studentë të këtij departamenti, shkrimtarë e poetë korçarë, nxënës të shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi” e të ftuar të tjerë. Përgjegjësja e departamentit të gjuhës dhe letërsisë, prof. as. dr. Jonela Spaho, bëri një prezantim të jetës dhe krijimtarisë së publicistit Ardian Vehbiu. Pedagogu, dr. Eris Rusi, bëri analizën e kësaj vepre që sipas tij u mundëson lexuesve një vështrim tjetër të historisë së vendit tonë, përmes fjalës si akt komunikimi me të tjerët dhe botën në periudhën e regjimit totalitar. Më pas, disa nga sudentët e pranishëm lexuan pjesë të veçanta nga libri, ndërsa pedagogu, dr. Ilir Shyta u ndal gjerësisht në kapitullin “Mendjekrisurit”.
Në këtë veprimtari përshëndeti edhe rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, i cili e vlerësoi autorin Ardian Vehbiu si gjuhëtar e publicist. Ai e përgëzoi autorin për këtë libër dhe për një sërë veprash të tjera të vyera, që sipas tij i kanë dhënë një frymë të re gjuhësisë shqiptare.
Autori Ardian Vehbiu falënderoi organizatorët për këtë veprimtari dhe u shpreh se ky botim është rezultat i përpjekjeve disavjeçare të gjuhëtarit dhe qytetarit brenda tij, për të sjellë disa përgjigje sado të pjesshme për lirinë dhe vargonjtë e fjalës publike në Shqipërinë totalitare.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com