ATASHEU I BASHKËPUNIMIT PËR GJUHËN FRËNGE NË AMBASADËN FRANCEZE NË SHQIPËRI, Z. PAUL SOULIGOUX, ZHVILLOI NJË TAKIM ME AUTORITETET DREJTUESE TË UNIKO

Në datën 13 maj 2019, në mjediset e Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”, atasheu i bashkëpunimit për gjuhën frënge në Ambasadën Franceze në Shqipëri, z. Paul Souligoux, u prit në takim nga autoritetet drejtuese të UNIKO.
Në këtë takim ishin të pranishëm rektori, prof. dr. Ali Jashari, zëvendësrektorja për Kërkimin Shkencor, dr. Erinda Papa, administratorja, znj. Enslemvera Zake, dekani i FE, prof. as. dr. Frederik Çuçllari, dekani i FSHNH, prof. dr. Gjergji Pendavinji, dekani i FEF, prof. as. dr. Pavllo Cicko, përgjegjësja e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, dr. Benita Stavre, përgjegjesja e Departamentit të Shkencave Sociale, dr. Magdalini Vampa dhe pedagogia e gjuhës frënge, dr. Fabiola Kadi.
Gjatë bisedës, z. Souligoux u njoh me organizimin dhe veprimtarinë e UNIKO, si dhe me marrëveshjet dhe bashkëpunimet që ky Universitet ka pasur ndër vite me disa universitete franceze. Në fjalën e tij, Atasheu theksoi rolin e Ambasadës si urë lidhëse mes universiteteve, shqiptare dhe atyre franceze, ku veçoi interesin që ka shprehur IPAG (Shkolla e Lartë me drejtim ekonomik) për të bashkëpunuar me UNIKO në fushën e ekonomisë. Një vend të rëndësishëm në fjalën e tij, ai i kushtoi dhe përfitimeve që UNIKO do të kishte nga anëtarësimi në AUF (Agence Universitaire de la Francophonie). Kjo agjenci krijon hapësira të ndryshme për zhvillimin e kërkimit shkencor si: trajnime, shkëmbime të stafit dhe të studentëve, mbështetje për zhvillimin e konferencave etj.
Rektori dhe dekanët shprehën qëndrimin e tyre bashkëpunues në fushat e propozuara nga atasheu Souligoux. Gjatë bisedës u fol edhe për nevojën e mbështetjes së studentëve me bursa, si dhe rritjen e interesit të tyre për mësimin e gjuhës frënge.
Të pranishmit e vlerësuan këtë takim si fillimin e mbarë të një bashkëpunimi të ardhshëm.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com