AKADEMI SOLEMNE NË 40-VJETORIN E KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE

Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe 40-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Universiteti F. S. Noli”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë, si dhe me pjesëmarrjen e universiteteve dhe institucioneve shkencore mbarëshqiptare,  organizuan veprimtarinë: “AKADEMI SOLEMNE NË 40-VJETORIN E KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE” më  16 -17 nëntor 2012, në sallën e Amfiteatrit të Universitetit “Fan S. Noli”.