AGJENCIA E KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT ZHVILLOI NJË DITË INFORMIMI PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIKO

Në datën 8 nëntor 2018, Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKSHI) zhvilloi me pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” një ditë informimi për shkrimin e projekteve dhe aplikimin në programin “Horizon 2020”.
Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi rëndësinë e këtij  trajnimi për kualifikimin e mëtejshëm të stafit akademik të UNIKO.  
Eksperti i Komisionit Evropian për menaxhimin e projekteve, z.Matteo Sabini, prezantoi programin e BE-së për Kërkim dhe Inovacion “Horizon 2020”. Ai nënvizoi përfitimet e pjesëmarrjes së kërkuesve shqiptarë në të, duke u ndalur gjerësisht në mënyrën e përgatitjes së një projektpropozimi, për të shmangur komentet negative nga vlerësuesit ekpertë. Gjatë seancave të trajnimit pjesëmarrësit zhvilluan disa detyra praktike, ku u dhanë ide konkrete në lidhje me plotësimin e pjesëve të ndryshme të projektpropozimit.