“QËNDRUESHMËRIA DHE PRODUKTIVITETI NË BUJQËSI” - SEMINAR I ZHVILLUAR NË FAKULTETIN E BUJQËSISË

Në datën 15 prill 2019, në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë të UNIKO u zhvillua seminari me temë: “Qëndrueshmëria dhe produktiviteti në bujqësi”, i cili u organizua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me këtë fakultet. Ky takimi u zhvillua në kuadër të programit ndërkufitar IPA. Të pranishëm ishin specialistë të sektorit të bujqësisë dhe agroushqimit nga të tri shtetet përfituese: Shqipëria, Mali i Zi dhe Italia, pedagogë të Fakultetit të Bujqësisë, si dhe aktorë të tjerë të zinxhirit të inovacionit, të cilët diskutuan për gjetjen e modelit të laboratorit FILA (Laboratorët e fertilizimit dhe inovacionit në agroushqim), i cili, për rajonin juglindor, do të vendoset në qytetin e Korçës. Sipas përgjegjëses së zyrës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, znj. Marsela Karpuzi, ky është laboratori i parë i këtij lloji në Shqipëri, i cili do të përmirësojë aksesin në proceset kërkimore dhe në rezultatet e sipërmarrjeve, duke stimuluar kërkimin e zgjidhjeve inovative në këtë sektor.
Gjatë seminarit, dekani i FB, prof. as. dr. Gjergji Mero, vlerësoi bashkëpunimin midis UNIKO, Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore dhe Drejtorisë së Zhvillimit të Ekstensioneve, i cili do t`u krijojë mundësi pedagogëve dhe studentëve të bëhen pjesë e këtij rrjeti bashkëpunimi, për të identifikuar problemet që ka bujqësia në rajonin e Korçës, si dhe zgjidhjen e tyre sipas mundësive që ka fakulteti, pedagogët e të cilit do të ofrojnë trajnime falas për ekstensionistët dhe fermerët e rajonit tonë.     

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com